Formacioni i mundshëm i Inter/ Në Itali e bëjnë fakt, Asllani titullar ndaj Benfica-s

by admin
Spread the love

Pasi siguroi kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League, dy ndeshjet e mbetura për skuadrën e Inter-it tashmë janë më shumë për argëtim.

Ndërsa jemi në prag të sfidës në transfertë ndaj Benfica-s, trajneri i “zikaltërve” të Milanos, Simone Inzaghi po projekton disa ndryshime në formacionin titullar.

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani pritet ta nisë këtë takim nga minuta e parë, me Simone-n që do e lërë Calhanoglun të pushojë.

Ndërkohë formacioni i mundshëm i Inter-it pritet të jetë:

Audero (debutim), Bisseck, Acerbi, Bastoni, Darmian, Carlos Augusto, Asllani, Frattesi, Arnautovic, Lautaro, Alexis Sanchez./ Shqip


Top Channel

You may also like