Forcat izraelite luftime me Hamasin në zona me popullësi civile, ‘Mjekët pa Kufij’: Asnjë kontakt me Al-Shifa që nga mbrëmë

by admin
Spread the love

‘Mjekët pa Kufij’ thonë se nuk ka qenë në gjendje të kontaktojnë me stafin e saj në spitalin Al-Shifa që nga mbrëmë për shkak të luftimeve rreth spitalit.

Përmes një postimi në X, grupi i ndihmës shton se kolegët në Gaza kanë raportuar se “përplasjet armiqësore rreth Al-Shifa nuk kanë të ndalur”.

Al-Shifa është spitali më i madh në Rripin e Gazës. Disa raporte për luftime rreth spitalit janë shfaqur gjatë dy ditëve të fundit. Mijëra njerëz janë ende brenda kompleksit.

Më herët, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë thirrje për “mbrojtjen e civilëve në Gaza të bllokuar në luftime, pavarësisht nëse ata përpiqen të evakuohen ose qëndrojnë aty ku janë”. Ai tha se armiqësitë midis forcave izraelite dhe Hamasit po zhvilloheshin në zonat e populluara dhe “rreth spitaleve”.

“Një tragjedi e padurueshme njerëzore po shpaloset para syve tanë,” tha Kryqi i Kuq duke shtuar se stafi po merrte thirrje nga njerëz “të frikësuar për të hapur derën e tyre nga frika se mos vriteshin dhe duke u lutur për t’i ndihmuar ata të arrinin sigurinë”.

Ai shtoi se Rripi jugor i Gazës, ku palestinezët po ikin për t’i shpëtuar luftimeve, nuk është “i pajisur” për valët e njerëzve që lëvizin atje. Kryqi i Kuq tha se ndihma humanitare që hynte në zonë ishte “kryesisht e pamjaftueshme dhe refugjatëve u mungojnë gjërat thelbësore si strehimi, ushqimi, uji dhe higjiena”.

Situata po i afrohet me shpejtësi një fatkeqësie humanitare, theksuan ata.


Top Channel

You may also like