“Forbes”: Shqipëria – Pushime që ofrojnë klimë të ngrohtë dhe aventura interesante

by admin
Spread the love

TIRANË, 3 mars /ATSH/- Këto tre destinacione janë aktualisht alternativat më të mira për pushime në vitin 2024, të cilat ofrojnë klimë të ngrohtë, aventura interesante dhe vlera të mëdha kulturore. Tani është koha e përsosur për të vizituar Shqipërinë, Egjiptin dhe Marokun, shkruan Alex Ledsom në të përditshmen amerikane “Forbes”.

Është e vështirë të nxjerrësh një mesatare të kostove të pushimeve në vende të ndryshme. Varet se ku jetoni dhe nëse fluturimet janë në distanca të largëta. A është destinacioni popullor? Gjithashtu, shkëmbimi i monedhës dhe inflacioni luajnë një rol të madh.

Vizitoni destinacionin e ri evropian, Shqipërinë

1 dollarë amerikan = 95,70 Lek shqiptare

Shqipëria ka qenë prej kohësh një vendpushim veror për italianët për shkak të plazheve të saj madhështore, me 296 milje ujore, që shtrihen nga Adriatiku në detin Jon.

Gjatë viteve të fundit, ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si vendin mesdhetar për të vizituar, pasi është shumë më i lirë se shumica e vendeve fqinje evropiane dhe ofron bukuri magjepsëse.

“CNN Traveler” sugjeroi udhëtarët të provonin ushqimin vendas si, mishin e qengjit me rozmarine dhe levrekun me djathë.

Ndërsa “The Times” rekomandoi tavën e kosit (pulë e pjekur ose mish qengji në kos) ku edhe me tre pjata dhe një shishe verë, vështirë se mund të shpenzosh më shumë se 12 dollarë.

“The Telegraph” promovoi kulturën e gjallë të kafeneve në kryeqytetin, Tiranë, e cila është shtëpia e një të pestës së popullsisë së saj.

Revista i fton udhëtarët të ecnin nëpër fshatrat osmane, vendet historike, parqet kombëtare dhe malet Cerauniane të përmendura në poemën e Lord Bajronit, Pelegrinazhi i Çajld Haroldit.

Me përzemërsi, Bajroni i krahasonte banorët malësorë me malësorët skocezë që jetonin në klimën më të mirë mesdhetare. //a.i/

https://www.forbes.com/sites/alexledsom/2024/02/29/albania-egypt-and-morocco-vacations-now-offering-more-for-your-money/?sh=7e13a5c15052

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like