Forbes shpall Ursula Von der Leyen si gruan më të fuqishme në botë

by admin
Spread the love

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi nga revista Forbes.

Politikania gjermane, e cila mban postin e Presidentes së KE-së që nga viti 2019, kryesoi listën duke u renditur pas  Presidentes së Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde, Zëvendës Presidentes së SHBA-së Kamala Harris dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, cila u rendit e katërta.

Ndërkaq në vendin e pestë u rendit kantautorja amerikane Taylor Sëift, e cila raportohet se ka fituar 850 milionë dollarë nga turneu i saj botëror i Eras, ku ka thyer rekord.

Këngëtarja, 33 vjeçare mbushi arkat e shteteve të SHBA-së deri në 5 miliardë dollarë.

Swift, e cila u ngjit në vendin e 79-të vitin e kaluar, përfundoi shumë përpara këngëtares së radhës në listë, Beyonce e renditur në vendin e 36-të, ndërsa Rihanna ishte e 76-të. Ish-prezantuesja e talk show-t, tashmë pronare e medias, Oprah Winfrey, u klasifikua e 31-ta.


Top Channel

You may also like