Folëm për përkushtimin e ShBA-së për sovranitetin e Kosovës

by admin
Spread the love

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë takim, Chollet tha se ndër të tjera u fol për përkushtimin e fortë të ShBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“U takuam sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe diskutuam për partneritetin tonë të qëndrueshëm, rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, mbështetjen e Kosovës për afganët dhe Ukrainën, dhe Samitin për Demokracinë”, ka shkruar Chollet, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Osmani po vazhdon të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej se kur morri ftesë për varrimin e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albrgiht.

Osmani ka takuar edhe Senatorë amerikanë, nga të cilët ka marr mbështetje të forta sa i përket bashkëpunimit mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara.

You may also like