“FOL, “IKD dhe “GLPS” kërkojnë që përzgjedhja e Kryeprokurorit të kthehet në pikën zero

by admin
Spread the love

Koalicioni i OJQ-ve, FOL, IKD dhe GLPS, ka kërkuar që përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit të anulohet, pasi sipas tyre ky proces ka dështuar dhe se asnjë nga kandidatët nuk ka treguar shkathtësi për këtë pozitë, raporton Ekonomia Online.

Në publikimin e raportit me titull
“Integriteti i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit (Raport i
monitorimit dhe vlerësimit të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të
Shtetit)”, thuhet se ky proces ka dështuar dhe si i tillë të kthehet në pikën
zero.

Gjatë monitorimit të këtij procesi, Koalicioni
ka parë një trajtim jo të barabartë që iu është bërë kandidatëve.

Mexhide Demolli, nga Lëvizja Fol, tha se metodologjia
e monitorimit është bazuar në legjislacionin në fuqi. Tha se ky monitorim është
bërë me pajtim të tria OJQ-ve.

“Vlerësimi i strukturës për përzgjedhjen,
analizimin e kandidatëve, monitorimin e intervistave. Koalicioni ka pasur mundësi
të bëjë monitorim të plotë. KPK ka publikuar të gjithë koncept dokumentet e
kandidatëve. Metodologjia e monitorimit jemi bazuar në legjislacionin në fuqi.
Koncept dokumenti që ka 30 pikë dhe njohuritë deri në 20 pikë”, tha ajo.

Gëzim Shala nga IKD, ka thënë se koalicioni ka
gjetur se ky proces nuk ka dizajnim adekuat.

Tutje, ai ka thënë se nëse Këshilli Prokurorial
nuk e anulon procesin, topi bie te presidentja Vjosa Osmani.

“Kushtetua dhe ligjet promovojnë një proces të paanshëm kjo frymë pengohet si nga udhëzuesi e po ashtu edhe nga formulari. Disa prej çështjeve në këtë formular janë të ndërtuara mbi bazën e legjislacionit që nuk është më në fuqi. Edhe shumë kandidat e kanë pasur një lloj vështirësi për të dalluar kompetencat ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial. Këshilli Prokurorial ka shpallur konkursin dhe kanë aplikuar 6 kandidatë. Arben Ismaili ka kërkuar nëse emërimi i tij përbën konflikt interesi. Arben Ismaili është tërhequr nga gara. Blerim Isufaj 8 muaj më vonë është zgjedhur në prokurorinë speciale. Këshilli prokurorial ka pasur mundësi ta trajtojë këtë çështje por nuk ka shprehur vullnetin. Mbi bazën e metodologjisë kemi bërë edhe rangimin e këtyre 5 kandidatëve si rangim të përgjithshëm. Gjatë monitorimit kemi parë një trajtim jo të barabartë që iu është bërë kandidatëve”, tha Shala.

“Për Blerim Isufaj ka pasur preferencë edhe
gjatë intervistës. Nëse kërkohet rishpallja e konkursit procesi kthehet në pikën
zero. Këshilli në bazë të ligjit duhet ta caktojë ushtruesin e detyrës. Procedurat
për emërimin e kryeprokurorit janë të qarta nëse ka vullnet nga këshilli e që
definitivisht duhet të ketë”.

“Ashtu siç e përmenda përtej këshillit akter i
përfshirë është presidentja e vendit. Nëse këshilli nuk merr rekomandim për të
kthyer në pikën zero edhe presidentja duhet ta marrë në konsideratë këtë vendim”,
tha Shala.

Rreze Hoxha nga GLPS, ka kërkuar që komisioni
vlerësues ta publikojë vlerësimin për secilin kandidat dhe të anulohet komplet
ky proces.

“Koalicioni rekomandon që komisioni të publikojë vlerësimin për secilin kandidat dhe të anulohet komplet përzgjedhja për shkak të shkeljes procedurale. Dhe koalicioni rekomandon të shpallet konkursi i ri. Pyetjet duhet të orientohet më shumë rreth pozitës së Kryeprokurorit. Ne rekomandojmë që intervista të jetë e strukturuar sepse kemi parë qasje jo të barabartë te kandidatët”, tha ajo, teksa ka shtuar se vlerësimi i koalicionit ka qenë që asnjë nga kandidatët nuk ka treguar shkathtësi për këtë pozitë.

You may also like