FOKUS – Zelensky: Këshilli NATO-Ukrainë të na ndihmojë për mbrojtjen ajrore

by admin
Spread the love

KIEV, 17 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se do të përpiqet të thërrasë një takim të Këshillit NATO-Ukrainë për të bërë thirrje për mbrojtje më të mirë të hapësirës ajrore të vendit të tij.

Duke krahasuar pozicionin e Ukrainës me atë të Izraelit pas një sulmi masiv nga raketat dhe dronët iranianë që u zmbrapsën gjatë fundjavës, Zelensky tha se ”Ukraina do të kërkonte të pajiset me mbrojtje ajrore dhe raketa”.

”Ukrainasit kanë të drejtë të mbrohen nga terrorizmi”, tha Zelensky, duke shtuar se ”Kievi po përpiqet të sigurojë ndihmë të vërtetë nga aleatët e tij”.

Zelensky përgëzoi kancelarin gjerman Olaf Scholz për kërkimin e një zgjidhjeje për konfliktin.

Duke folur me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin të martën, Scholz nënvizoi rëndësinë e Kinës në skenën botërore. Si një aleat kyç i Rusisë, Xi besohet të ketë ndikim mbi presidentin rus Vladimir Putin.

”Kina mund të na ndihmojë vërtet të rivendosim paqen e drejtë për Ukrainën dhe stabilitetin në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Zelensky.

Kina ka nisur iniciativën e saj, e cila u prit me skepticizëm nga Ukraina.

Nuk është ende e qartë nëse Pekini, i cili po kërkon pjesëmarrjen e Moskës në konferencën zvicerane, do të jetë i pranishëm./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like