FOKUS – Zbulohen grimca mikroplastike edhe në placentat njerëzore

by admin
Spread the love

NJU MEKSIKO, 2 mars /ATSH/ – Shkencëtarët e univeristetit të New Mexico arritën të zbulonin praninë e grimcave mikroplastike në çdo placentë njerëzore të testuar, duke i lënë studiuesit të shqetësuar për ndikimin e mundshëm në shëndetin e fetuseve në zhvillim, shkruan guardian.us.

Shkencëtarët analizuan 62 mostra të indeve të placentës dhe zbuluan se plastika më e zakonshme e zbuluar ishte polietileni, i përdorur për të bërë qese plastike dhe shishe.

Një studim i dytë zbuloi praninë e mikroplastikës në të 17 arteriet njerëzore të testuara dhe sugjeruan se ‘’grimcat mund të lidhen me bllokimin e enëve të gjakut’’.

Ende nuk dihet ndikimi i mikroplastikës në shëndet, por në laborator është treguar se ato shkaktojnë dëme në qelizat njerëzore.

Grimcat mund të vendosen në inde dhe të shkaktojnë inflamacion, siç bëjnë grimcat në ndotjen e ajrit, ose kimikatet në plastikë mund të shkaktojnë dëme.

Sasi të mëdha mbetjesh plastike derdhen në mjedis dhe mikroplastika ka ndotur të gjithë planetin, nga maja e malit Everest deri te oqeanet më të thella.

Njerëzit dihet se i konsumojnë grimcat e vogla përmes ushqimit dhe ujit, si dhe duke marrë frymë. Ato janë gjetur edhe në feçet e foshnjave dhe të rriturve.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like