FOKUS – Yellen: Pa ndihmën tonë, SHBA është përgjegjëse për humbjen e Kievit

by admin
Spread the love

ROMË, 6 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen deklaroi, gjatë një udhëtimi për në Meksiko Siti, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishin përgjegjëse për humbjen e Ukrainës nëse Kongresi nuk do të ishte në gjendje të miratonte kërkesën përfundimtare për financimet, me vlerë miliarda dollarë, të administratës Biden.

Yellen u tha gazetarëve, sipas Reuters, se financimi, veçanërisht për mbështetjen e buxhetit të qeverisë së Ukrainës, është absolutisht thelbësor dhe një parakusht për të ruajtur fluksin e mbështetjes edhe të FMN-së për Ukrainën.

Edhe presidenti amerikan, Joe Biden është i irrituar për shkak të ngërçit në Kongres mbi financimin për Ukrainën.

“Dështimi për të mbështetur Ukrainën është absolutisht çmenduri, ajo është kundër  interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha presidenti amerikan për gazetarët, siç raportohet nga ”New York Times”.

Ai u angazhua për të rifinancuar fondin për Ukrainën.

Premtimi i Biden kërcënohet nga përçarje të thella në Kongres për këtë çështje.

Republikanët, në shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, kushtëzojnë ndihmën për Ukrainën me një reduktim të fortë në politikën amerikane të imigracionit në kufirin me Meksikën, që demokratët e refuzojnë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like