FOKUS – Wallace: Nuk do të ndalojmë vizat për rusët por di t’i shtëngojmë për disa kategori

by admin
Spread the love

LONDER, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Sekretari britanik i Mbrojtjes  Ben Wallace hodhi poshtë idenë e një ndalimi të përgjithshëm të vizave për rusët, por këmbënguli se “mund të shtrëngojmë kushtet”.

“Unë definitivisht mendoj se mund të shtrëngojmë kushtet tona të vizave. Nuk jam i sigurt se një ndalim i plotë është mënyra e duhur”, shtoi ai.

“Unë mendoj se është një çështje që duhet ta marrë parasysh, por nuk më pëlqen dhe jam i sigurt se asnjë nga dëgjuesit tuaj nuk i pëlqen të shikojë gratë e oligarkëve ose gratë e zyrtarëve të lartë rusë duke kaluar mirë në Greqi apo jug të Francës, apo super jahte në mbarë botën ndërsa ushtria e tyre kryen krime lufte në Ukrainë”, theksoi ai.

“Mendoj se është shumë gabim. Mendoj se problemi daton që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi Krimenë, e aneksoi atë ilegalisht dhe më pas në disa vende u lejua të ecë përpara sikur asgjë të mos kishte ndryshuar vërtet”, shtoi Wallace.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPërvjetori i gazetës së parë zyrtare në Shqipëri
Artikulli tjetërKukës, 223 masa administrative për drejtuesit e mjeteve

You may also like