FOKUS – Von der Leyen: BE, gjykatë speciale për të gjykuar Rusinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 30 nëntor /ATSH – DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se dëshiron të krijojë një gjykatë speciale të mbështetur nga OKB për të hetuar dhe ndjekur penalisht Rusinë për krime të dyshuara të kryera në Ukrainë.

“Krimet e tmerrshme të Rusisë nuk do të mbeten pa u ndëshkuar,” tha von der Leyen në një video në Twitter, duke kujtuar mizoritë e supozuara të zbuluara në periferi të Kievit, Bucha.

Von der Leyen tha se ”Komisioni po punon për të krijuar mbështetje ndërkombëtare për gjykatën speciale, përveç mbështetjes për hetimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Rusinë”.

Rusia gjithashtu duhet të kompensojë Ukrainën për dëmet e kryera dhe të mbulojë kostot e rindërtimit të vendit, tha von der Leyen, duke treguar asetet e Rusisë – të ngrira nga sanksionet perëndimore – si një burim i mundshëm financimi.

Sipas von der Leyen, 300 miliardë euro (310 miliardë dollarë) aktive nga rezervat e bankës qendrore të vendit tashmë janë ngrirë së bashku me 19 miliardë euro fonde nga oligarkët rusë.

”Pasi të jenë hequr sanksionet ndaj Rusisë, këto fonde duhet të përdoren në mënyrë që Rusia të paguajë kompensimin e plotë për dëmet e shkaktuara në Ukrainë,” tha ajo. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMbi 600 mijë aplikime për shërbime konsullore në e-Albania

You may also like