FOKUS – Vështirësi në korrjen e grurit në Ukrainë mes luftës dhe thatësirës

by admin
Spread the love

MYNIH, 1 korrik /ATSH-DPA/ – Korrja e grurit në Ukrainë pritet të jetë më e vështirë se në vitet e mëparshme, jo vetëm për shkak të pushtimit rus, por edhe për shkak të thatësirës së vazhdueshme, sipas një analize të të dhënave satelitore të kompanisë gjermane “BayWa”.

“Aktualisht, rreth 22,48 milionë tonë grurë po rriten në fushat e vendit, ose 17% më pak krahasuar me mesataren vjetore të katër viteve të fundit, sipas një deklarate për shtyp të “BayWa”.

“Ndërkohë, problem do të jetë edhe transporti i eksporteve të grurit. Pa hapjen e porteve, gruri nuk mund të dalë jashtë vendit”, tha shefi ekzekutiv i “BayWa”, Klaus Josef Lutz duke iu referuar bllokadës ruse në portet e Ukrainës.

Sipas shefit ekzekutiv të “BayWa”, prodhimi i ulët nënkupton një mungesë prej rreth 20 milionë tonë grurë në tregun global.

“Si rezultat, çmimi po rritet dhe disa pjesë të botës janë prekur nga kriza e urisë, dhe tashmë ka një garë mes vendeve në zhvillim për të blerë grurë”, shtoi ai.

“Ndërkohë, korrja në Ukrainë mund të pëkeqësohet nga sa pritej aktualisht, pasi disa fusha janë të pakalueshme për shkak të minierave, pjesëve metalike dhe ndotjes”, tha Lutz.

“Nga të gjitha vendet, zonat më prodhuese janë zonat e luftës. Vjelja tashmë ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të korrikut”, tha ai./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like