FOKUS – Vendet baltike: Deklarata e Trump për NATO-n e rrezikshme, provokuese dhe fëminore

by admin
Spread the love

VILNIUS, 12 shkurt /ATSH-ANSA-DPA/ – Ftesa e bërë nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për të sulmuar aleatët perëndimorë që nuk bëjnë mjaftueshëm për të investuar në mbrojtjen e tyre duket jo vetëm e rrezikshme dhe provokuese, por edhe fëminore, shkroi në profilin e tij X, eurodeputeti lituanez, Petras Austrevicius.

Sipas kryetarit të Komisionit të Punëve të Jashtme të parlamentit estonez, Marko Mihkelson, frazat e shqiptuara nga ish-presidenti amerikan konfirmojnë që ”qëndrimi i tij i pamatur ndaj aleatëve nuk ka ndryshuar”.

“Rusia mund të jetë duke marrë sinjalin e gabuar që thotë se edhe të bashkuar ata nuk janë as të gatshëm për t’u ardhur në ndihmë të tyre aleatëve në rast të një sulmi rus”, shkroi Mikhelson në X.

Partnerët e NATO-s që nuk përmbushin detyrimet e tyre financiare nuk do të marrin mbrojtje nga Rusia nëse Donald Trump do të rimarrë presidencën në nëntor, sipas një deklarate të bërë dje nga Trump.

Duke bërë fushatë në Karolinën e Jugut përpara zgjedhjeve paraprake të GOP më 24 shkurt, Trump tha se u kishte thënë anëtarëve të NATO-s se duhej të paguanin.

“Unë i thashë se të gjithë do të paguajnë. Ata thanë ‘epo, nëse nuk paguajmë, a do të na mbroni akoma?” Unë thashë ‘absolutisht jo’. Ata nuk mund ta besonin përgjigjen”, deklaroi Trump.

“Do të nxis Rusinë të sulmojë aleatët e NATO-s nëse ata paguajnë shumë pak”, tha Trump.

Shtëpia e Bardhë e presidentit të SHBA-së, Joe Biden e dënoi menjëherë deklaratën e Trump./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like