FOKUS – Uria globale eliminohet me rritjen vetëm 5% të taksimit për të pasurit

by admin
Spread the love



RIO DE ZHANEIRO, 27 shkurt /ATSH-ANSA/ – Sipas një studimi të botuar nga organizata ”Oxfam Brasil” mbitaksimi me vetëm 5% për të pasurit e vendeve të G20-s mund të mbledhë rreth 1,5 trilion dollarë në vit.

Kjo shumë mjafton për t’i dhënë fund urisë globale.

Ky mbitaksim do të ndihmojë  vendet me të ardhura të ulëta dhe njerëzit me të ardhura mesatare që të përshtaten me ndryshimet klimatike dhe të ndihmojë botën të arrijë qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm me një tepricë prej më shumë se 546 miliardë dollarë për të investuar në shërbime, politika publike dhe veprime klimatike.

Prandaj, konkluzionet e raportit shkojnë në drejtimin e propozimit të Brazilit për ekonominë e G20-s dhe bankave qendrore për taksimin progresiv për super të pasurit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakQendra e Kontrollit Teknik Durrës nuk do të ofrojë shërbim për mjetet e rënda nga 28 shkurti – 4 mars


You may also like