FOKUS – Ukraina planifikon rifillimin e bisedimeve të paqes me Rusinë

by admin
Spread the love

KIEV, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Ukraina planifikon të rifillojë bisedimet e paqes me Rusinë deri në fund të gushtit, kur të jenë kryer operacionet kundërsulmuese.

”Vendi do të jetë në një pozicion më të mirë për të negociuar”, tha kryenegociatori i Kievit, David Arakhamia në një intervistë me ”Zërin e Amerikës”, sot.

”Besoj se Ukraina do të kryejë një operacion me kundërsulme në vende të ndryshme”, tha ai pa dhënë detaje.

Ndërsa lufta ka marrë hov në Ukrainë, negociatat e paqes kanë ngecur.

Në fund të marsit, Kievi propozoi bisedime në Stamboll, ndër të tjera, për të hequr dorë nga anëtarësimi në NATO në këmbim të garancive ndërkombëtare të sigurisë.

Rusia, megjithatë, po kërkon çmilitarizimin e fqinjit të saj dhe shkëputjen e territoreve, përfshirë rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like