FOKUS – Ukraina dhe Rusia raportojnë humbje të mëdha në Donetsk

by admin
Spread the love

KIEV, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Ukrainasit dhe rusët janë përfshirë në luftime të ashpra jashtë qytetit të Donetskut, në Ukrainën Lindore, me të dyja palët që raportojnë sot për viktima të shumta.

”Trupat besnike të Moskës po përpiqen të dëbojnë ushtrinë ukrainase nga pozicionet e tyre në periferi”, sipas raporteve unanime ushtarake nga të dy vendet.

Vetë qyteti i Donetskut është kontrolluar nga separatistët pro rusë që nga viti 2014, por ushtria ukrainase vazhdon të mbajë pjesë të mëdha të zonës me të njëjtin emër.

Dje u zhvilluan luftime rreth fshatit Pisky, i cili shtrihet në perëndim të ish-aeroportit të Donetskut.

Separatistët kanë njoftuar tashmë kapjen e pozicioneve të kontestuara prej vitesh.

Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Sipas Ukrainës, qytetet Marinka dhe Krasnohorivka, në jugperëndim të Donetskut, janë gjithashtu nën zjarr intensiv kohët e fundit.

Përveç kësaj, qendra e qytetit të Avdiivka u granatua.

Këto përpjekje me sa duket synojnë të lehtësojnë Donetskun.

Qyteti industrial kohët e fundit u granatua disa herë nga artileria ukrainase.

Trupat ruse po vazhdojnë gjithashtu përpjekjet për të hedhur në erë unazën mbrojtëse përreth Sloviansk-Kramatorskut, në rajonin e Donetskut.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, luftimet vazhdojnë edhe në juglindje të kryqëzimit të Bachmutit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like