FOKUS – Turqia ratifikon pranimin e Suedisë në NATO

by admin
Spread the love



STAMBOLL, 25 janar /ATSH-DPA/ – Turqia ka ratifikuar miratimin e saj për pranimin e Suedisë në aleancën perëndimore të NATO-s pasi vendimi u botua sot në Gazetën Zyrtare të vendit.

Publikimi i protokollit të anëtarësimit të nënshkruar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe botimi në Fletoren Zyrtare e bënë zyrtar ratifikimin nga ana e Turqisë.

Në hapin tjetër, Turqia duhet të informojë Departamentin Amerikan të Shtetit për pranimin e saj.

Pas më shumë se një viti e gjysmë tërheqjeje politike, parlamenti turk miratoi të martën anëtarësimin e Suedisë në aleancë. Në Ankara, 287 deputetë votuan pro, 55 kundër dhe 4 deputetë abstenuan.

Të gjithë sytë tani janë drejt Hungarisë, pasi Suedisë ende i mungon miratimi i Hungarisë për t’u bërë anëtare e NATO-s.

Anëtarët e rinj duhet të kenë miratimin unanim të të gjithë anëtarëve të NATO-s për të hyrë në aleancë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNAIROBI – Baerbock diskuton konfliktin në Sudan gjatë vizitës në Afrikën Lindore


You may also like