FOKUS – Turqia përgatit një plan të ri paqeje për Ukrainën

by admin
Spread the love



MOSKË, 11 prill /ATSH-DPA/ – Turqia dëshiron të ngrijë luftën në Ukrainë për më shumë se një dekadë me anë të një iniciative të re paqeje, sipas një raporti mediatik.

”Plani, i cili u prezantua me mbështetjen e presidentit turk Recep Tajip Erdogan, tashmë është dorëzuar në Kiev dhe Moskë”, njoftoi ”Novaya Gazeta Europa”.

Pikat më të rëndësishme të dokumentit janë si më poshtë:

  • Shtetet e Bashkuara dhe Rusia zotohen të mos përdorin armë bërthamore në asnjë rrethanë dhe të kthehen në traktatin e ri të çarmatimit bërthamor START.
  • Konflikti në Ukrainë do të ngrijë në vijën aktuale të frontit.
  • Në vitin 2040, Ukraina do të vendosë për kursin e saj të ardhshëm të politikës së jashtme në një referendum, por deri atëherë, ajo nuk do të anëtarësohet në NATO.
  • Në të njëjtën kohë, referendumet do të mbahen gjithashtu nën kontrollin ndërkombëtar në territoret e pushtuara nga Rusia.
  • Palët ndërluftuese do të shkëmbejnë të gjithë të burgosurit me njëra-tjetrën.
  • Rusia nuk do të kundërshtojë pranimin e Ukrainës në BE.
  • Një konferencë e madhe paqeje është planifikuar në Zvicër në qershor.

Sipas gazetës, nisma turke nuk ka gjasa të pranohet.

Për shembull, plani ndryshon ndjeshëm nga kërkesat e Kievit, i cili këmbëngul në tërheqjen e të gjitha trupave ruse nga territori i tij.

Moska, e cila tashmë zë rreth një të pestën e vendit fqinj, kohët e fundit ka bërë gjithashtu kërkesa të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës pas përmirësimit të situatës së saj në front./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBM – Sunak: Kërcënimet iraniane kundër Izraelit të papranueshme


You may also like