FOKUS – Sunak në vizitën e parë zyrtare në Gjermani

by admin
Spread the love

BERLIN, 24 prill /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Rishi Sunak do të vizitojë sot Berlinin për herë të parë, 18 muaj pas marrjes së detyrës.

Takimi me homologun e tij gjerman Olaf Scholz do të fokusohet në ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe luftën në Gaza. Pakti i diskutueshëm i azilit britanik me Ruandën, i cili u miratua dje nga parlamenti britanik, ka të ngjarë të diskutohet gjithashtu.

Edhe pse Britania e Madhe nuk ka qenë anëtare e Bashkimit Evropian për më shumë se katër vjet, ajo është ende një nga aleatet më të rëndësishme të Gjermanisë në NATO, G7 dhe G20.

Krahas Gjermanisë, vendi është furnizuesi më i rëndësishëm evropian i armëve në Ukrainë dhe sapo ka premtuar një fond të madh të ndihmës së re ushtarake.

Në Lindjen e Mesme, forcat ajrore britanike u përfshinë kohët e fundit në mbrojtjen kundër sulmit të madh iranian ndaj Izraelit, ndryshe nga Gjermania.

Pakti britanik i azilit ka tërhequr vëmendje dhe kritika të mëdha edhe në Gjermani.

Azilkërkuesit që mbërrijnë në BM pa dokumente të vlefshme mund të deportohen menjëherë në vendin e Afrikës Lindore në të ardhmen dhe të aplikojnë për azil atje.

Opozita në Gjermani gjithashtu ka bërë thirrje edhe për transferimin e procedurave të azilit në vendet jashtë BE-së.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like