FOKUS – Stefanishyna: Kievi dëshiron anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO, jo një pranim të ngadaltë

by admin
Spread the love

KIEV, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Ukraina dëshiron të bëhet një anëtare e NATO-s drejtpërdrejt, dhe jo sipas planit të mëparshëm të anëtarësimit të formuar përpara se trupat ruse të pushtonin vendin në shkurt, deklaroi zëvendëskryeministrja për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik Olha Stefanishyna.

Vetë anëtarësimi përmes një rruge të drejtpërdrejtë, është një opsion. Ukraina ka adoptuar vërtet shumë praktika të aleancës ushtarake perëndimore, theksoi ajo duke shtuar se ‘’ushtarët e vendit kanë një përvojë unike luftarake që u mungon ushtarëve të anëtarëve të tjerë të NATO-s’’.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, duke kërkuar që Ukraina të ketë status neutral dhe në këtë mënyrë të braktisë objektivin e saj kushtetues të vitit 2019 për t’u bërë anëtare e NATO-s.

Anëtarët e mundshëm të aleancës zakonisht duhet të ndjekin një plan anëtarësimi për t’i sjellë vendet e tyre në përputhje me standardet e NATO-s.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Turp që qytetarët e Kosovës s’mund të lëvizin lirisht, po mbahen peng nga çlirimtarët e tyre

You may also like