FOKUS – SHBA planifikon sanksione të reja kundër Iranit pas sulmeve ndaj Izraelit

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 17 prill /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë sanksione të reja kundër Iranit pas sulmeve me raketa dhe dron të Teheranit ndaj Izraelit, deklaroi Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

”Presidenti Joe Biden po koordinon me aleatët dhe partnerët, duke përfshirë G7 dhe Kongresin, për një përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj sulmit të paprecedentë ajror të Iranit ndaj Izraelit”, theksoi Sulivan.

”Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja kundër Iranit, duke përfshirë programin e tij raketor dhe dron, si dhe sanksione të reja kundër subjekteve që mbështesin Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe ministrinë iraniane të Mbrojtjes”, shtoi ai.

”Përveç kësaj, ne vazhdojmë të punojmë në të gjithë Departamentin e Mbrojtjes dhe Komandën Qendrore të SHBA për të forcuar dhe zgjeruar më tej integrimin e suksesshëm të mbrojtjes ajrore dhe raketore dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm në të gjithë Lindjen e Mesme për të gërryer më tej efektivitetin e aftësive raketore dhe UAV të Iranit”, theksoi ai.

Të shtunën, Irani sulmoi drejtpërdrejt Izraelin për herë të parë në historinë e Republikës Islamike. Teherani tha se ishte një hakmarrje për vrasjen e zyrtarëve të lartë iranianë në Siri në fillim të këtij muaji./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like