FOKUS – SHBA dhe aleatët nisin sulmet ushtarake kundër rebelëve Houthi në Jemen

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 12 janar /ATSH-DPA/ – SHBA dhe aleatët e saj kanë filluar një seri sulmesh ushtarake kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen, sipas medias amerikane.

Gazeta ”New York Times” dhe transmetuesi CNN raportuan sulmin duke thënë se avionët luftarakë sulmuan disa objektiva.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë nga presidenti amerikan Joe Biden duke konfirmuar sulmet.

“Sot, në drejtimin tim, forcat ushtarake të SHBA-së – së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës – kryen me sukses sulme kundër një numri objektivash në Jemen të përdorura nga rebelët Houthi për të rrezikuar lirinë e lundrimit në një nga rrugët ujore më vitale në botë”, tha Biden.

Zëvendësministri i Jashtëm separatist Houthi, Hussein Al Ezzi tha në një deklaratë të postuar në televizionin ”Houthi Al Masirah”, se “vendi ynë iu nënshtrua një sulmi masiv agresiv nga anijet, nëndetëset dhe avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë”.

“Amerika dhe Britania do të duhet të përgatiten të paguajnë një çmim të rëndë dhe të mbajnë të gjitha pasojat e tmerrshme të këtij agresioni flagrant”, tha Al Ezzi.

Stacioni televiziv tha se sulmet goditën disa objektiva, duke përfshirë kampin ”Kahlan” në lindje të Saada, afërsi të aeroportit ”Hodeidah” dhe zona në distriktin Zabid, bazën ajrore ”Al-Dailami” në veri të kryeqytetit, si dhe aeroportin ”Taiz” dhe Kampin e Brigadës së 22-të në distriktin Taiziyah.

Që nga shpërthimi i luftës së Gazës midis Izraelit dhe organizatës islamike Hamas në tetor 2023, Houthi-t kanë sulmuar vazhdimisht anijet me një lidhje të dyshuar izraelite në Detin e Kuq.

Kompanitë e mëdha të transportit po shmangin gjithnjë e më shumë rrugën.

Houthit gjithashtu kanë sulmuar Izraelin drejtpërdrejt me dronë dhe raketa në disa raste./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like