FOKUS – Rënia e popullsisë në Hungari një fenomen i pandalshëm

by admin
Spread the love

BUDAPEST, 27 shkurt /ATSH-ANSA/ – Rënia e numrit të popullsisë duket një fenomen i  pandalshëm në Hungari, sipas rezultateve të fundit të censusit, i kryer vjeshtën e kaluar.

Këto të dhëna u publikuan nga Zyra hungareze e Statistikave, KSH.

Sipas censusit, më 1 tetor të vitit të kaluar, popullsia e vendit ishte në 9 604 000 banorë, pra shumë më poshtë se 10 milion nga sa pritej.

Në vitin 1980, Hungaria kishte 10 709 000 banorë.

Numri ra nën 10 milionë në vitin 2011.

Numri aktual mund të jetë edhe më pak duke qenë se ishin përfshirë në numrin total të popullsisë shumë hungarezë që aktualisht jetojnë jashtë vendit dhe që nuk kanë synim të kthehen.

”Që nga viti 1980, ne kemi humbur një të dhjetën e popullsisë, thënë ndryshe 1,1 milionë banorë. Kjo do të thotë se politika e reklamuar nga qeveria Orban për të mbështetur familjet, as nuk ndihmoi dhe as nuk mundi ta ndalte rënien”, shkruan gazeta e majtë-liberale ”Nepszava”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like