FOKUS – Putin i drejtohet online samitit të G20-s, 21 muaj pas pushtimit të Ukrainës

by admin
Spread the love

NJU DELHI, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin prite t’i drejtohet sot një takimi online të G20 që do të organizohet nga India.

“Putin do të tregojë pozicionin e Rusisë lidhur me gjendjen e botës”, tha zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov përpara takimit.

“Situata aktuale është shumë e paqëndrueshme”, tha ai.

Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë tha se takimi do të fokusohet në temat që u ngritën në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të G20, në Nju Delhi në shtator.

Prania e Putinit ishte larg pritshmërive.

Në samitin e G20-s në Nju Delhi në shtator dhe samitin e 2022 në Bali, Indonezi, ai dërgoi si përfaqësues ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Udhëheqësi i Kremlinit do të flasë në një lidhje me video, 21 muaj pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit është gjithashtu do të diskutohet në samit, ndërsa thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim në Gaza po bëhen më të forta.

G20-a bashkon ekonomitë kryesore të zhvilluara dhe ato në zhvillim.

India mban presidencën e grupit deri në fund të muajit, pas të cilit Brazili do të marrë drejtimin.

Ashtu si Putini, edhe presidenti kinez Xi Jinping nuk mori pjesë në samitin e Nju Delhit në shtator.

Edhe në takimin e sotëm, Xi do të përfaqësohet nga kryeministri Li Qiang./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like