FOKUS – Protesta, homazhe dhe arrestime, ndërsa vdekja e Navalnyt përkujtohet globalisht

by admin
Spread the love

LONDËR, 17 shkurt /ATSH-DPA/ – Njerëzit anembanë Rusisë të shtunën ishin në zi për vdekjen e kritikut kryesor të Kremlinit, Alexei Navalny, i cili ka ngjallur zemërim në mbarë botën, pavarësisht se u përball me kërcënimin e arrestimit.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, më shumë se 100 persona janë arrestuar në të gjithë vendin pas vdekjes së raportuar të Navalnyt.

”Më shumë se 60 persona janë arrestuar vetëm në Shën Petërburg”, raportoi ovd.info sot në mëngjes.

”Arrestimet u kryen në 10 qytete, duke përfshirë Moskën, Bryansk dhe Krasnodar”, shtoi ovd.info.

Në Moskë dhe qytete të tjera, burra me rroba civile ose staf i pastrimit të qytetit pastruan spontanisht përmendoret e ngritura për 47-vjeçarin, i cili vdiq në burg në veriun e largët të Rusisë.

Rrethanat janë deri më tani të paqarta.

Pavarësisht pastrimit të memorialeve, media në shumë pjesë të Rusisë raportoi të shtunën se njerëzit vazhduan të vendosnin lule të freskëta, të ndezin qirinj dhe të vendosnin fotografi në kujtim të Navalnyt.

Shumë rusë shprehën publikisht zemërimin e tyre pas vdekjes së Navalnyt.

“Ja sa e madhe është edhe frika e aparatit të pushtetit ndaj një njeriu të vdekur, kur edhe vendosja e luleve në kujtim të tij konsiderohet krim”, shkroi Dmitry Muratov, fitues rus i çmimit Nobel për Paqe dhe themelues i gazetës anti Kremlinit ”Novaya Gazeta”.

Vdekja e Alexei Navalny në një burg rus ka nxitur protesta dhe homazhe në mbarë botën, sipas BBC.

Mbështetësit e aktivistit politik 47-vjeçar u mblodhën jashtë ambasadave ruse dhe vendeve të tjera në qytetet kryesore anembanë globit, duke përfshirë Londrën, Parisin, Gjenevën dhe Nju Jorkun.

Në Berlin, turma të mëdha bërtisnin “Putini në Hagë” dhe jashtë ambasadës së Rusisë në Londër, protestuesit mbanin pankarta ku thuhej “Navalny është heroi ynë”.

Më shumë se 100 njerëz qëndruan para Kombeve të Bashkuara në Gjenevë ku mbajtën portretet e Navalny dhe vendosën lule./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like