FOKUS – Pheniani lëshon një raketë balistike të paidentifikuar

by admin
Spread the love



SEUL, 17 dhjetor /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike të paidentifikuar drejt lindjes së Detit të Japonisë, midis gadishullit Korean dhe Japonisë, tha sot Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut.

Nuk ka ende detaje.

Koreja e Veriut, një fuqi e vetëshpallur bërthamore, është e ndaluar të testojë raketa balistike me rezoluta të OKB-së.

Në varësi të dizajnit të tyre, raketa të tilla mund të pajisen edhe me një kokë bërthamore.

SHBA, Koreja e Jugut, Japonia dhe Australia së fundmi vendosën sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut për shkak të lëshimit të një sateliti zbulues në nëntor.

Aleatët akuzojnë Phenianin se ka përdorur teknologji që lidhen me programin e tij për të zhvilluar raketa ndërkontinentale./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMUZIKË – Vdes Colin Burgess, bateristi i parë i AC/DC


You may also like