FOKUS – Pas 32 viteve, Gjermania arrin objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 14 shkurt /ATSH-DPA/ – Për herë të parë pas tri dekadave, Gjermania ka njoftuar NATO-n për shpenzimet e planifikuara të mbrojtjes që arrijnë të paktën 2% të PBB-së.

Sipas hulumtimit të DPA-së, qeveria gjermane raportoi se ka ndarë ekuivalentin prej 73,41 miliardë dollarësh për shpenzimet e mbrojtjes në vitin aktual.

Kjo është një shifër rekord për Gjermaninë në terma absolutë dhe do të ishte 2,01% e PBB-së, sipas parashikimit aktual të NATO-s.

Në të kaluarën, sipas dokumenteve nga arkivat e NATO-s, Gjermania shpenzoi për herë të fundit 2% të PBB-së së saj në vitin 1992.

Në vitet e Luftës së Ftohtë, raporti ishte zakonisht mbi 3%.

Zhvillimi i shpenzimeve të mbrojtjes të vendeve të NATO-s do të diskutohet nesër, në një takim të ministrave të Mbrojtjes në selinë e NATO-s në Bruksel.

Pritet që rreth 20 nga 31 shtetet e NATO-s të arrijnë objektivin prej 2% këtë vit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like