FOKUS – Orbán kundërshton sërish pranimin e shpejtë të Ukrainës në BE

by admin
Spread the love



BUDAPEST, 13 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri hungarez Viktor Orbán përsëriti sot se është kundër anëtarësimit të shpejtë të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Orban tha në parlamentin në Budapest se një veprim i tillë do të kishte pasoja të paparashikueshme dhe nuk do t’i shërbente interesave as të Hungarisë dhe as të Bashkimit Evropian.

Kryeministri foli gjatë një debati mbi një mocion të qeverisë për rezolutën e pranimit të Ukrainës në BE. Ai kritikoi mungesën e debatit brenda bllokut.

Deklarata e liderit miqësor ndaj Moskës erdhi menjëherë pasi BE-ja shkriu fondet me vlerë rreth 10 miliardë euro (10,8 miliardë dollarë) për Hungarinë, pavarësisht kritikave të vazhdueshme për sundimin e ligjit në vend.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen në Bruksel të enjten dhe të premten për një samit mbi zgjerimin e bllokut. Atyre u kërkohet të vendosin njëzëri nëse do të hapin bisedimet e pranimit me Ukrainën dhe për ndihmën e mëtejshme financiare për Kievin me vlerë deri në 50 miliardë euro.

Budapesti ka kërcënuar vazhdimisht se do të bllokojë të dy vendimet.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakShqipëria, pjesë e grupit organizativ të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”


You may also like