FOKUS – OKB kërkon 3.1 miliardë euro për sistemet e paralajmërimit të motit ekstrem

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

SHARM EL SHEIK, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres bëri thirrje për zgjerimin global të sistemeve të paralajmërimit për ngjarjet ekstreme të motit gjatë konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike COP27 në Egjipt.

”Ekuivalenti i 3.1 miliardë eurove (3.1 miliardë dollarë) pritet të investohet deri në vitin 2027”, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO).

”Qëllimi është që deri atëherë të vendoset çdo person i vetëm nën ombrellën mbrojtëse të sistemeve të tilla”, theksoi Guterres.

“Emetimet gjithnjë në rritje të gazrave serrë po mbingarkojnë ngjarjet ekstreme të motit në mbarë planetin”, tha Guterres në një deklaratë të OBT-së.

“Këto fatkeqësi të përshkallëzuara kushtojnë jetë dhe qindra miliarda dollarë humbje dhe dëme. Shuma e kërkuar duhet të investohet në monitorimin e motit, masat parandaluese, planet e emergjencës dhe fushatat informuese”, thuhet në deklaratë.

”Vetëm gjysma e të gjitha shteteve aktualisht kanë sisteme të paralajmërimit të hershëm. Shtetet e vogla ishullore dhe vendet e varfra, veçanërisht të prekura nga rritja globale e temperaturave, janë më pak të përgatiturit”, sipas WMO.

”Dëmet e shkaktuara nga ngjarjet e rrezikshme të motit mund të reduktohen me 30% nëse njerëzit njoftohen 24 orë përpara”, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të WMO, Petteri Taalas. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like