FOKUS – Një turke nxirret e gjallë nga rrënojat e tërmetit pas 52 orëve

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Një grua është nxjerrë e gjallë, pasi u bllokua në rrënojat e një ndërtese që u shemb 52 orë më parë për shkak të një tërmeti shkatërrimtar në Turqi.

Fotot nga transmetuesi NTV treguan shërbimet e urgjencës në provincën e Kahramanmarasit, pranë kufirit me Sirinë duke e transportuar gruan në një barelë në ambulancë.

Raportohet se 58-vjeçarja u shpëtua nga një hotel i shembur.

Provinca e Kahramanmarasit u godit rëndë nga tërmetet, më i forti prej të cilëve u regjistrua me magnitudë 7,7 ballë.

Mijëra persona kanë vdekur deri tani në Turqi dhe në Sirinë fqinje.

Disa nga të plagosurit po dërgohen në metropolin e Stambollit për trajtim nëpërmjet aeroportit ”Ataturk”, i cili është mbyllur për trafikun ajror civil./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like