FOKUS – Një tërmet me magnitudë 5,6 ballë godet Turqinë veriore

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 18 prill /ATSH-DPA/- Një tërmet me magnitudë 5,6 ballë ka goditur sot veriun e Turqisë.

“Epiqendra ishte në provincën e Detit të Zi të Tokatit”, tha autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive AFAD.

“Një apartament dykatësh dhe pesë stalla janë dëmtuar”, tha AFAD.

“Disa minare të xhamive u dëmtuan gjithashtu”, sipas transmetuesit shtetëror TRT.

Autoritetet fillimisht nuk raportuan për viktima.

Në shkurt të vitit 2023, dy tërmete të mëdha tronditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 50 000 personave. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like