FOKUS – Një grup rus pas teorive konspirative për Kate

by admin
Spread the love

LONDËR, 26 mars /ATSH-ANSA/ – Thashethemet e shumta dhe teoritë e konspiracionit për shëndetin e princeshës Kate, të përhapura për javë të tëra nga faqet e internetit, janë nxitur nga një grup i paspecifikuar dezinformimi rus, raporton BBC News.

Ajo citon disa studiues të sigurisë elektronike, të cilët kanë analizuar aktivitetin shumë intensiv të disa llogarive të dyshimta në rrjetet sociale, që përmbajnë lajme të rreme dhe materiale pa asnjë bazë në lidhje me gruan e trashëgimtarit të fronit William, të detyruar për të lehtësuar presionin dhe vëmendjen morbide ndaj shëndetit të saj duke treguar në një video se ajo kishte kancer dhe kishte filluar kimioterapinë.

Sipas ekspertëve, grupi rus që u akuzua tashmë kishte përhapur materiale të tjera të diskutueshme në internet në të kaluarën, për shembull në lidhje me luftën në Ukrainë.

Për Martin Innes, drejtor i Institutit të Inovacionit të Sigurisë, Krimit dhe Inteligjencës në Universitetin e Kardifit, ai është një ent që nuk varet drejtpërdrejt nga Moska dhe i lidhur me njerëz të sanksionuar nga SHBA-ja për një fushatë të fundit dezinformuese.

Hija e hakerëve rusë u ngrit javën e kaluar, në atë rast edhe nga vetë diplomacia britanike, në lidhje me lajmet e rreme që qarkullonin për një vdekje fantazmë të mbretit Charles. / a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like