FOKUS – NATO i bën thirrje Iranit të ushtrojë ndikimin e tij mbi rebelët Houthi

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 12 janar /ATSH-DPA/ – NATO deklaroi se Irani duhet të përdorë ndikimin e tij për të kontrolluar rebelët Houthi të Jemenit, të cilët mbështeten, furnizohen dhe pajisen nga Teherani.

‘’Irani ka një përgjegjësi të veçantë kur bëhet fjalë për “proxitët” e tij. Sulmet Houthi duhet të ndalen’’, theksoi zëdhënësi i NATO-s, Dylan White.

Që nga shpërthimi i luftës së Gazës midis Izraelit dhe Hamasit në tetor 2023, rrebelët Houthi e mbështetur nga Irani kanë sulmuar vazhdimisht anijet me një lidhje të dyshuar izraelite në Detin e Kuq.

Kompanitë e mëdha të transportit e shmangin gjithnjë e më shumë këtë rrugë, duke i detyruar ato të devijojnë përgjatë një rruge shumë më të gjatë dhe më të shtrenjtë rreth Afrikës së Jugut.

Si përgjigje, në orët e para të së premtes, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe aleatët e tjerë perëndimorë filluan sulme ajrore në disa pozicione të Houthi-ve në Jemen.

Zëdhënësi i NATO-s i quajti këto sulme mbrojtëse dhe synonin ruajtjen e lirisë së lundrimit në një nga rrugët ujore më të rëndësishme në botë.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like