FOKUS – Modi: Modeli i qeverisjes globale duhet të ndryshojë

by admin
Spread the love

NJU DELHI, 12 janar /ATSH-DPA/ – Modeli 80-vjeçar i qeverisjes globale duhet të ndryshohet, deklaroi kryeministri indian Modi sot teksa hapi samitin virtual në Nju Delhi “Zëri i Samitit Global të Jugut”, iniciativë e nisur nga India për t’u dhënë zë vendeve të jugut të globit që nuk janë pjesë e G20-ës.

”Hemisfera Jugore përballet me sfidën më të madhe. Tre e katërta e njerëzimit jeton në vendet tona. Ne duhet të kemi një zë të barabartë’’, deklaroi Modi në fjalimin e tij.

”Shumica e sfidave globale nuk janë shkaktuar nga ne, por na prek më shumë që kërkimi i zgjidhjeve nuk merr parasysh as rolin tonë, as zërin tonë”, shtoi ai.

“Pasojat ekonomike të pandemisë, tensionet gjeopolitike, rritja e çmimeve të ushqimeve, plehrave dhe karburanteve dhe fatkeqësitë natyrore të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, kanë qenë shumë nga sfidat që janë përballur vendet tona’’, shtoi Modi.

Në fjalimin e saj në seancën paralele të aktivitetit, ministrja indiane e Financave, Nirmala Sitharaman shtoi se “India do të mbështesë kërkesat e Jugut Global në takimet e vendeve të G20-ës duke theksuar se nuk ka botë të parë apo të tretë, por një botë të vetme të përbashkët’’.

”Duhet të përballojmë së bashku ngadalësimin e ekonomisë, inflacionin, rrezikun e rikthimit të pandemisë dhe ato që rrjedhin nga konfliktet gjeopolitike”, shtoi ajo./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like