FOKUS – Microsoft investon 1,5 miliardë dollarë në kompaninë e IA G42

by admin
Spread the love

RIAD, 16 prill /ATSH-AA/ – Kompania amerikane e teknologjisë Microsoft do të investojë 1,5 miliardë dollarë në kompaninë e inteligjencës artificiale G42 me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Në një deklaratë nga Microsoft thuhet se kompania do të zotërojë një pjesë të vogël në G42 me një investim prej 1,5 miliard dollarësh.

Si pjesë e marrëveshjes, presidenti i Microsoft Brad Smith do të ulet në bordin e G42, i cili do të drejtojë aplikacionet dhe shërbimet e tij në platformën Azure të Microsoft për të ofruar zgjidhje të avancuara të inteligjencës artificiale për klientët e saj.

Microsoft dhe G42 do të punojnë së bashku për të sjellë inteligjencën artificiale të avancuar dhe infrastrukturën digjitale në vendet në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Afrikë. Përveç kësaj, të dy kompanitë do të mbështesin krijimin e një fondi prej 1 miliard dollarësh për zhvilluesit, për të avancuar aftësitë e AI në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tashmë në partneritet me zhvilluesin e ChatGPT OpenAI, G42 po zhvillon inteligjencën artificiale për aplikacione që shtrihen tek makinat pa shofer./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like