FOKUS – Manovra të përbashkëta detare kino-ruso-iraniane

by admin
Spread the love



TEHERAN, 5 shkurt /ATSH-ANSA/ – Irani, Rusia dhe Kina do të organizojnë manovra të përbashkëta detare në muajin mars me qëllim forcimin e sigurisë rajonale, deklaroi komandanti i Marinës Iraniane, Shahram Irani.

”Ftojmë edhe vende të tjera të marrin pjesë në stërvitje. Objektivi më i rëndësishëm i marinës iraniane është ruajtja dhe mbrojtja e interesave dhe burimeve ekonomike të vendit”, nënvizoi komandanti.

”Forcat Detare të Ushtrisë iraniane kanë për detyrë të mbrojnë anijet iraniane dhe të ndihmojnë vendet që kanë nevojë për mbështetje për të qenë të sigurta”, shtoi ai.

Marsin e kaluar, të tre vendet zhvilluan stërvitjen e tyre të katërt të përbashkët detar në pjesët veriore të Oqeanit Indian./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKIEV – Vritet ministri i Mbrojtjes Civile në republikën e vetëshpallur të Luhanskut


You may also like