FOKUS – Lufta në Ukrainë, një kërcim në çmimet globale të ushqimeve

by admin
Spread the love

LONDER, 8 prill /ATSH-DPA/- Sipas Kombeve të Bashkuara, lufta në Ukrainë çoi në një “hap gjigant” të çmimeve të ushqimeve në një tjetër rekord muajin e kaluar, shkruan BBC.

Lufta ndërpreu furnizimet për eksportuesin më të madh në botë të vajit të lulediellit, që do të thotë se kostot e alternativave janë rritur gjithashtu.

Ukraina është gjithashtu një prodhues i madh i drithërave si misri dhe gruri, çmimet e të cilave gjithashtu janë rritur ndjeshëm.

OKB-ja tha se “lufta në rajonin e Detit të Zi ka përhapur tronditje në tregjet e drithërave bazë dhe vajrave bimore”.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara ndjek produktet ushqimore më të tregtuara në botë duke matur çmimet mesatare të drithërave, vajit vegjetal, bulmetit, mishit dhe sheqerit.

Sipas indeksit, çmimet e ushqimeve janë në nivelet më të larta që kur arritën rekorde 60 vjet më parë, të cilat u rritën me gati 13% në mars, pas rekordit të shkurtit.

Çmimi i vajrave bimore u rrit me 23% ndërsa drithërave me 17%. Sheqeri u rrit me 7%, mishi me 5%, ndërsa produktet e qumështit, më pak të prekura nga lufta, u rritën vetëm me 3%.

Sipas indeksit, çmimet e mallrave ushqimore ishin tashmë në nivelet më të larta në 10 vitet e fundit para luftës në Ukrainë për shkak të problemeve globale të të korrave.

Kjo ka nxitur një krizë të kostos së jetesës që po shqetëson politikanët dhe ka ndezur paralajmërime për trazira sociale në mbarë botën.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë paralajmëroi muajin e kaluar se çmimet e ushqimeve mund të rriten deri në 20% për shkak të konfliktit në Ukrainë, duke rritur rrezikun e rritjes së kequshqyerjes në mbarë botën.

Ajo ka reduktuar projeksionin e saj botëror të grurit për vitin 2022 nga 790 milionë tonë në 784 milionë, për shkak të mundësisë që të paktën 20% e të korrave dimërore të Ukrainës të mos korret për shkak të “shkatërrimit të drejtpërdrejtë”.

Por ai tha se rezervat globale të grurit mund ta mbyllin vitin me 2.4% që nga fillimi për shkak të rritjes së stoqeve në Rusi dhe Ukrainë pasi eksportet e të dy vendeve do të bien. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like