FOKUS – Letonia dhe Estonia synojnë aplikimin e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n

by admin
Spread the love

RIGA, 24 prill /ATSH-DPA/ – Letonia dhe Estonia po synojnë përparim të qartë në aplikimin e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n kur krerët e aleancës perëndimore të takohen në Vilnius në mes të qershorit.

“Ne presim një udhërrëfyes të caktuar për Ukrainën në rrugën e saj drejt NATO-s,” tha presidenti letonez Egils Levits pas takimit me presidentin estonez Alar Karis në Riga.

“Unë mendoj se kjo është në përputhje me interesat e përbashkëta të NATO-s dhe gjithashtu me interesat e Ukrainës, si dhe me interesat e sigurisë të të gjithë Evropës dhe botës,” tha Levits.

”Pranimi i Ukrainës do të rrisë sigurinë e të gjithë anëtarëve të NATO-s”, shtoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like