FOKUS – Koalicion shumëkombësh kundër sulmeve të rebelëve Houthi ndaj anijeve në Detin e Kuq

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 19 dhjetor /ATSH-AA/ – Administrata e SHBA-së ka njoftuar krijimin e një misioni shumëkombësh kundër sulmeve në rritje të Houthive ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në një deklaratë me shkrim theksoi se sulmet në rritje të Houthive në Detin e Kuq kërcënojnë rrjedhën e tregtisë së lirë, rrezikojnë detarët e pafajshëm dhe shkelin ligjin ndërkombëtar.

Duke theksuar se ka një kërkesë ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj çështjeje, Austin deklaroi se “për këtë arsye njoftoj se kemi krijuar Operacionin e Ruajtjes së Prosperitetit. Kjo është një nismë shumëkombëshe e rëndësishme sigurie e fokusuar në sigurinë në Detin e Kuq nën ombrellën e Forcave të Përbashkëta Detare dhe Task Forcës 153”.

Në mision, krahas SHBA-së marrin pjesë Britania e Madhe, Bahreini, Kanadaja, Italia, Franca, Holanda, Norvegjia, ishujt Sejshelle dhe Spanja.

Houthit me mbështetje iraniane në Jemen, më 12 dhjetor njoftuan se vendosën në objektiv një anije norvegjeze e cila nuk dha përgjigje ndaj paralajmërimeve dhe e cila po lundronte drejt Izraelit.

Agjencia Detare Britanike, njoftoi se një anije dhe ekuipazhi i saj që u vendosën në objektiv në Detin e Kuq janë të sigurtë.

Abdul Malik al-Houthi, lideri i Houthive në Jemen, në fjalimin e tij të mbajtur më 14 nëntor në televizion, kërcënoi se mund të shënjestrojnë anijet izraelite në Detin e Kuq.

Ndërsa zëdhënësi ushtarak i Houthive, Yahya Saree në një deklaratë më 19 nëntor nga llogaria e tij në median sociale X njoftoi se do të shënjestrojnë çdo lloj anijeje me flamur izraelit si reagim ndaj sulmeve të Izraelit kundrejt Rripit të Gazës nën bllokadë.

Më pas Houthi-të kryen sulme me dronë dhe raketa ndaj dy anijeve izraelite të ermërtuara “Unity Explorer” dhe “Number Nine” në ngushticën Bab al-Mandeb.

Kompania izraelite e anijeve ZIM në një deklaratë më 29 nëntor duke paraqitur si arsye situatën e sigurisë në Detin Oman dhe Detin e Kuq, theksoi gjithashtu se nuk do të përdorin Kanalin e Suezit në Egjipt.

Ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) X, në një deklaratë të bërë nga platforma e medias sociale X deklaroi se 4 sulme u kryen ndaj 3 anijeve tregtare në ujërat territoriale ndërkombëtare në jug të Detit të Kuq.

Në deklaratë thuhet se destrojeri “USS Carney” i marinës amerikane në jug të Detit të Kuq iu përgjigj thirrjes për ndihmë të anijeve tregtare dhe se destrojeri rrëzoi tre dronë që po përparonin drejt saj teksa ndihmonte anijet./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like