FOKUS – Kim: Lufta me Suelin mund të shpërthejë në çdo kohë

by admin
Spread the love

PHENIAN, 31 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka lëshuar kërcënime të reja për një sulm bërthamor me Seulin dhe ka urdhëruar që arsenali ushtarak i Phenianit të përforcohet për t’u përgatitur për një luftë që mund të shpërthejë në çdo moment në Gadishullin Korean, njoftoi sot media shtetërore.

Kim kritikoi ashpër SHBA gjatë një fjalimi të gjatë në fund të takimeve pesëditore të partisë së fundvitit që përcaktuan vendimet e politikës ushtarake dhe ekonomike të vendit për vitin 2024.

Takimi njoftoi planet për zhvillim të mëtejshëm ushtarak vitin e ardhshëm, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA.

Kim akuzoi SHBA-në për paraqitjen e “llojeve të ndryshme të kërcënimeve ushtarake” dhe urdhëroi forcat e tij të armatosura të ruajnë “aftësi dërrmuese të reagimit” ndaj një konflikti të mundshëm.

”Është fakt që një luftë mund të shpërthejë në çdo kohë në Gadishullin Korean për shkak të lëvizjeve të pamatura të armiqve për të na pushtuar”, tha udhëheqësi i Koresë së Veriut.

“Ne duhet t’i përgjigjemi shpejt një krize të mundshme bërthamore dhe të vazhdojmë të përshpejtojmë përgatitjet për të qetësuar të gjithë territorin e Koresë së Jugut duke mobilizuar të gjitha mjetet dhe forcat fizike, përfshirë ato bërthamore, në rast emergjence”, theksoi Kim./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like