FOKUS – Kievi: Rusia ka sulmuar Ishullin e Gjarpërinjve me bomba me fosfor

by admin
Spread the love

KIEV, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Ukraina ka akuzuar ushtrinë ruse për hedhjen e bombave me fosfor në Ishullin e Gjarpërinjve, menjëherë pasi u tërhoq nga baza strategjike e rëndësishme e Detit të Zi.

”Dy lloje avionësh luftarakë tip Su-30 hodhën bomba fosfori”, tha komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhnyi në Telegram duke postuar një video të bombardimit si provë.

“E vetmja gjë në të cilën armiku është i qëndrueshëm është saktësia e pandryshueshme”, theksoi ai me ironi duke iu referuar objektivave në dukje të humbura.

Ushtria ruse tërhoqi forcat e saj nga ishulli të enjten, në atë që Moska e përshkroi si një “gjest vullneti të mirë”.

Megjithatë, Kievi e përshkroi tërheqjen ruse nga ishulli, i cili u kap në ditën e dytë të luftës, si një fitore të Ukrainës.

Ishulli i Gjarpërinjve shtrihet në brigjet e Ukrainës, rreth 35 kilometra larg deltës së Danubit dhe ishte një zonë e kufizuar ushtarake si një postë kufitare ukrainase përpara fillimit të luftës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like