FOKUS – Kerry: SHBA e gatshme të modifikojë planin e saj klimatik përballë shqetësimit evropian

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja është e hapur ndaj rregullimeve të mundshme të planit të saj masiv të klimës për të siguruar evropianët që kanë frikë se bizneset e tyre do të ikin përtej Atlantikut, tha sot në BBC John Kerry, i dërguari special i SHBA për ndryshimet klimatike.

“Unë nuk mendoj se Akti i Reduktimit të Inflacionit (IRA) do të dobësohet”, tha Kerry për BBC.

“Por, duke parë se ku mund të jetë e përshtatshme për të bërë ndryshime ose rregullime që janë të drejta, pa paragjykuar përpjekjet tona. Unë kam besim se presidenti Biden do të ishte i gatshëm ta konsideronte këtë”, tha Kerry.

Bashkimi Evropian ka qenë i shqetësuar për disa muaj për efektet e IRA-s, plani prej 420 miliardë dollarësh i presidentit amerikan Joe Biden, i kushtuar kryesisht klimës dhe i miratuar verën e kaluar.

Ky plan parashikon, ndër të tjera, reforma dhe subvencione që favorizojnë kompanitë e themeluara në SHBA, veçanërisht në sektorët e automjeteve elektrike ose të energjisë së rinovueshme, gjë që shqetëson Bashkimin Evropian, i cili po bën thirrje për më shumë “koordinim” dhe ka frikë nga një rrjedhje e bizneseve përtej Atlantikut./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like