FOKUS – KE: Të nisin bisedimet e anëtarësimit në BE me BH

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 12 mars /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian këshilloi zyrtarisht liderët e BE-së që të fillojnë bisedimet me Bosnjën dhe Hercegovinën për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Bosnja dhe Hercegovina ka bërë përparim mbresëlënës. Më shumë përparim është bërë në pak më shumë se një vit sesa në një dekadë të tërë”, theksoi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në një fjalim.

Njoftimi do të thotë se ekzekutivi i BE-së është i kënaqur që Bosnja dhe Hercegovina ka përmbushur kriteret e nevojshme për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj në BE.

Megjithatë, vendimi për fillimin e bisedimeve kërkon miratimin unanim nga krerët e 27 vendeve anëtare të BE-së. Takimi është planifikuar të mbahet në Bruksel më 21 dhe 22 mars.

“Sot Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Bosnjën dhe Hercegovinën,” thuhej në një njoftim për shtyp.

Komisioni pritet të publikojë një raport progresi, duke detajuar se si Bosnja dhe Hercegovina ka përmbushur kriteret e nevojshme.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Të fuqizojmë PS-në, që të fuqizojmë Shqipërinë


You may also like