FOKUS – Katari: Bisedime për një armëpushim të ri Izrael-Hamas

by admin
Spread the love

DUBAI, 5 dhjetor /ATSH-DPA/ – Përpjekjet ndërmjetësuese për të ringjallur armëpushimin dhe për të lehtësuar shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve midis Izraelit dhe Gazës janë ende në vazhdim, ndërsa qëllimi kryesor është t’i jepet fund luftës, deklaroi kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman al-Thani.

“Për fat të keq, ne u përballëm me disa sfida që çuan në pezullimin e armëpushimit, i cili nuk u zgjat. Përpjekjet dhe koordinimi janë ende në vazhdim”, shtoi ai.

Al-Thani, i cili është gjithashtu ministër i Jashtëm i Katarit, tha se Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu vazhdojnë të përfshihen.

“Një armëpushim humanitar dhe lirimi i pengjeve janë një prioritet, por është e rëndësishme për të arritur një pezullim të qëndrueshëm të luftës dhe një zgjidhje diplomatike,” shtoi ai.

Përleshjet midis Izraelit dhe Hamasit rifilluan të premten pas një armëpushimi njëjavor. Të dyja palët fillimisht ranë dakord për një armëpushim katër-ditor, i cili filloi më 24 nëntor. Më pas, pushimi u zgjat deri në mëngjesin e së premtes. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like