FOKUS – Guterres bën thirrje për reforma në FMN dhe Bankën Botërore

by admin
Spread the love

NJU JORK, 17 qershor /ATSH-AA/ – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres tha se vendet në zhvillim nuk kanë mundur të përfitojnë mjaftueshëm nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) dhe bëri thirrje për reforma në këto institucione.

Guterres i cilësoi si “dështim të plotë” punimet e FMN-së dhe BB-së në periudhën e COVID-19 dhe shtoi se kjo ka lënë në borxhe të larta dhjetëra vende.

“Vendet e pasura kanë përfituar nga FMN-ja më shumë se vendet e varfra”, deklaroi Guterres duke theksuar se FMN dhe BB duhet të kthehen nga “gabimet historike”.

Kreu i OKB-së, Guterres tërhoqi vëmendjen se gjatë periudhës së pandemisë vendet G7 me një popullsi 772 milionë kanë marrë nga FMN-ja 280 miliardë dollarë ndërsa për vendet pak të zhvilluara me popullsi 1.1 miliard banorë janë ndarë 8 miliardë dollarë.

Drejtori i OKB-së për Grupin e Krizave, Richard Gowan i cili ka njoftuar pikëpamjen e tij lidhur me çështjen, tha se “Qeveritë perëndimore, janë të vetëdijshme se Kina është gjithnjë e më efektive në çështjen e dhënies së borxheve për vendet që janë në zhvillim. Për këtë arsye duke bërë reformë në FMN dhe BB, ata duan të parandalojnë që vendet e varfra të mbështeten për borxh te Pekini”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMbi 7 mijë persona do të angazhohen në terren për Censusin

You may also like