FOKUS – GJND hedh poshtë çështjen e terrorizmit të Ukrainës kundër Rusisë

by admin
Spread the love



AMSTERDAM, 31 janar /ATSH-ANSA/ – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka hedhur poshtë gjerësisht një çështje të vitit 2017 të paraqitur nga Ukraina përpara gjykatës më të lartë të OKB-së, duke akuzuar Rusinë për financimin e terrorizmit me mbështetjen e saj për rebelët pro-Moskë në Ukrainën lindore.

Gjykatësit gjithashtu hodhën poshtë në masë të madhe pretendimet për diskriminim kundër ukrainasve në Krime, duke gjetur se pretendimet e Ukrainës nuk ishin të vërtetuara mjaftueshëm.

Megjithatë, gjyqtarët thanë se ‘’Moska kishte shkelur një vendim të përkohshëm të vitit 2017 që urdhëronte të dyja palët të bënin gjithçka që mundeshin për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit’’.

Në shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një pushtim të plotë të Ukrainës. Është ende në vazhdim gati dy vjet më vonë.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Kievi në gjyqin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke i quajtur ato “propagandë” dhe “gënjeshtra”.

Vendimet e gjykatës janë përfundimtare dhe detyruese.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakQeveria miraton vendimin për ndërtimin e varrezave të reja të dëshmorëve të atdheut


You may also like