FOKUS – Gjermania përfshihet nga rritja më e fortë e çmimeve të ushqimeve që nga ribashkimi i saj

by admin
Spread the love

BERLIN, 4 prill /ATSH/- Gjermania është përfshirë nga një rritje e paprecedentë e çmimeve të ushqimeve si pasojë e krizës së prodhimit dhe furnizimit që ka shkaktuar lufta në Ukrainë, shkruan faqja e intenetit zerohedge.com.

Mediat gjermane po raportojnë mbi një rritje të madhe të çmimeve të ushqimeve bazë. Kështu, raportohet se kastravecat janë rritur në treg me 30.3 % ndërsa vaji i lulediellit me 28.9 %.

Po ashtu edhe disa ushqime bazë si domatja (+ 27%), mielli i thekrës (+22.5 %) dhe frutat e thata (+ 20.5%).  RRitje kanë pësuar edhe gjalpi +(20.4)   dhe margarina (+17.6 %), vezët (+ 16.3 %), sallata jeshile (+17.1%)  dhe perimet e konservuara (+18.7%).

Në shkurt, kostoja e jetesës së Gjermanisë arriti në nivelin më të lartë që nga ribashkimi, me një rritje mesatare të mallrave të përditshme prej 7.3%, sipas Agjencisë Federale të Statistikave (Destatis).

Rritja e çmimeve reflekton ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës, i cili bëri që çmimet e naftës dhe gazit të rriten.

Sipas një sondazhi të publikuar së fundmi nga Instituti Ifo, pothuajse të gjitha kompanitë në sektorin e shitjes me pakicë të ushqimeve në Gjermani po planifikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve.

Ndërsa rritja e çmimeve është një shqetësim për konsumatorët gjermanë të goditur rëndë, ekspertët e industrisë nuk presin që së shpejti të ketë mungesë të produkteve në rafte, pasi kur çmimet rriten aq lart jo të gjithë mund të përballojnë blerjen e produkteve.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like