FOKUS – Gjermania finalizon blerjen e sistemit të mbrojtjes “Arrow 3” nga Izraeli

by admin
Spread the love

BERLIN, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Gjermania dhe Izraeli kanë nënshkruar marrëveshjen e blerjes së sistemit të mbrojtjes ajrore “Arrow 3”, njoftoi sot një zëdhënës i Ministrisë izraelite të Mbrojtjes.

Kjo finalizon procesin e blerjes prej 3,6 miliardë dollarësh.

Kontrata thekson synimin e Izraelit për të dorëzuar baterinë e parë të sistemit të mbrojtjes raketore në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes deri në fund të vitit 2025.

Marrëveshja mes dy vendeve u arrit në shtator dhe u nënshkrua nga ministrat e Mbrojtjes Boris Pistorius dhe Yoav Galant në Berlin.

“Është një ditë historike për të dy kombet tona. Pushtimi rus i Ukrainës përforcoi rëndësinë e mbrojtjes ajrore”, tha në atë kohë Pistorius.

“Pothuajse 80 vjet pas Holokaustit, ky është një moment emocionues për çdo hebre”, tha Galant.

Në nëntor, ushtria izraelite vendosi me sukses sistemin e ri të mbrojtjes raketore, të prodhuar bashkërisht nga SHBA-ja dhe Izraeli, për herë të parë.

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit tha se një objekt i qëlluar në drejtim të Izraelit u kap në zonën e Detit të Kuq. Sipas IDF, ajo ishte një raketë tokë-tokë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like