FOKUS – Gjermania blen 35 avionë ushtarakë amerikanë F-35

by admin
Spread the love

BERLIN, 14 mars /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane dëshiron të pajisë forcat e saj ajrore me avionë ushtarakë amerikanë, tip F-35, thanë burime qeveritare.

”Avioni nga prodhuesi amerikan ‘Lockheed Martin’ do të prokurohet si modeli pasardhës i flotës ‘Tornado’ i prezantuar më shumë se 40 vjet më parë”, shtuan ato.

F-35 konsiderohet avioni luftarak më modern në botë.

Për shkak të një forme të veçantë dhe veshjes së jashtme, ai është i vështirë për t’u zbuluar nga radarët.

Burimet thanë se forcat e armatosura gjermane planifikojnë të blejnë deri në 35 avionë të tillë.

Qeveria e Berlinit duket se ka rimenduar dhe hedhur poshtë shqetësimet e mëparshme se blerja e avionit F-35 mund të kundërshtojë planet e përbashkëta me Francën për të ndërtuar një avion të përbashkët luftarak evropian (FCAS).

Qeveria aktuale kishte vendosur të zëvendësonte avionin ”Tornado” në marrëveshjen e koalicionit të hartuar pas zgjedhjeve federale në shtator.

E ndjekur nga raportet për pajisje të vjetruara dhe të varfëruara prej vitesh, ushtria gjermane është aktualisht në proces të përditësimit të pajisjeve të saj.

Muajin e kaluar, kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi një rritje masive në shpenzimet e mbrojtjes, pasi konflikti në Ukrainë detyron Berlinin të rimendojë politikën e tij të jashtme.

Scholz tha se ushtria gjermane do të marrë 100 miliardë euro (113 miliardë dollarë) për investime dhe projekte armatimi nga buxheti federal./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like