FOKUS – G7: Izraeli dhe Irani të shpërshkallëzojnë konfliktin

by admin
Spread the love



KAPRI, 19 prill /ATSH-DPA/ – G7-a e dënoi fuqishëm Iranin për sulmet e tij ndaj Izraelit, por gjithashtu u bëri thirrje të dyja palëve që të shpërshkallëzojnë tensionet pas raportimeve për hakmarrjen izraelite.

Një takim i ministrave të Jashtëm nga grupi i demokracive të industrializuara është duke u zhvilluar në Kapri.

“Ftojmë të gjitha palët të punojnë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. G7-a do të vazhdojë të punojë drejt këtij qëllimi. U bëjmë thirrje të gjitha palëve, si në rajon ashtu edhe më gjerë, të ofrojnë kontributin e tyre pozitiv në këtë përpjekje kolektive”, thuhet në deklaratën e G7-s.

G7-a gjithashtu shprehu mbështetje të fortë për Ukrainën më shumë se dy vjet pas pushtimit rus.

“Ne riafirmojmë vendosmërinë tonë të palëkundur për të mbështetur Ukrainën demokratike ndërsa mbron lirinë, sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të saj, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në deklaratë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakOSBE: Protesta paqësore akt demokratik legjitim, dhuna jo


You may also like